
Temperatura më të ulëta mëngjesin janë matur në Berovë – 18 gradë Celsius, pastaj në Shkup dhe Mavrovë – 13, në Kumanovë -11 dhe në Llazaropole – 10 gradë Celsius. Temperaturë më të lartë nga 0 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Ohër.
Mbulesë më të ulët të borës mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë ku ka 79 centimetra borë, pastaj në Llazaropole dhe Pozharan 55, në Gjurishte 46, në Krushevë 36 centimetra…
Moti në Maqedoni është me vranësira mesatare. Në Demir Kapi dhe Pozharan ka mjegull me dukshmëri të kufizuar horizontale, ndërsa në fushëgropën e Shkupit dhe Strumicës, si dhe në Pellagoni mjegull të dobët. Në disa vende fryn erë e dobët nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, në orët e paradites me mjegull nëpër disa fushëgropa. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa nëpër vendet me mjegull do të jetë nën zero gradë.
Në Shkup mot do të jetë me vranësira mesatare, paradite me mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të arrijnë deri -2 gradë.