Gazetarja e gazetës Zëri nga Kosova ka goditur ashpër liderin e LSDM-së, Zoran Zevin. Ajo thotë se si mund Zoran Zaevi që mori shumë vota shqiptare dhe tani nuk i ndihet zani dhe nuk guxon me premtu dygjuhësinë.
“Zaevi i mori qato vota te shqiptareve, e zani s’po i ndihet. Ma shume po investon ne nënvizimin e identitetit religjioz se sa ate kombëtar te shqiptareve. Ka marre vota pothuajse sa BDI e nuk po guxon me e premtu dygjuhësinë. Me Gruevskin e dimë qysh është puna. Ai i ka ne konsiderate interesat e maqedonaseve. Po ky? Ky qe i mashtroi shqiptaret? Çfarë presim prej tij nëse do te behej Kryeministër!” ka shkruar Xhara.
Ndryshe kanë mbetur edhe pak ditë që Nikolla Gruevskit ti skadojë afati për formimin e qeverisë së Maqedonisë, ku më pas nëse nuk arrin të formojë atëherë i takon LSDM-së së Zoran Zevit ku për një afat 20 ditësh duhet që të bëjë shumicën për një qeveri të re.