Të përballur me borën e cila në masë të madhe ka paralizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe me mosangazhimin e duhur të institucioneve për të mirëmbajtur dhe pastruar hapësirat e frekuentuara, esnafët e Çarshisë së Shkupit janë aktivizuar vetë për të pastruar Çarshinë e Shkupit. Ata për televizionin Shenja thonë për shkak të neglizhencës së komunës, ata janë detyruar që me vetiniciativë ta bëjnë pastrimin e Çarshisë.
“Kam dalë të pastroj, për shkak se nuk vjen askush ta pastroj. Çfarë të bësh nuk vijnë. Ne duhet vetë të dalim ta pastrojmë para dyqaneve”, thotë njëri nga të anketuarit.
Por, kjo nuk ndodh vetëm e borën dhe akullin gjatë dimrit, por esnafi i çarshisë shpeshherë detyrohet që edhe pastërtinë ta mirëmbajë vetë. Edhe viteve të kaluara, kishte aksione të ngjashme qytetare për pastrimin e borës dhe akullit, sidomos nëpër rrugët e Çarshisë së Shkupit.
Emine Ismaili /SHENJA/