Të përballur me borën e cila në masë të madhe ka paralizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe me mosangazhimin e institucioneve për të mirëmbajtur dhe pastruar hapësirat e frekuentuara, esnafët e Çarshisë së Shkupit janë aktivizuar vetë për të pastruar Çarshinë e Shkupit. Edhe viteve të kaluara, kishte aksione të ngjashme qytetare për pastrimin e borës dhe akullit, sidomos nëpër rrugët e Çarshisë së Shkupit.
Por, kjo nuk ndodh vetëm e borën dhe akullin gjatë dimrit, por esnafi i çarshisë shpeshherë detyrohet që edhe pastërtinë ta mirëmbajë vetë.