Publicisti dhe analisti Vladimir Petreski ka shkruar në profilin e tij se përse erdhi deri tek takimi midis kryetarit të BDI, Ali Ahmeti dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski si mandatar. Ai ka dhënë versionin e tij komentues se përse ka ndodhur kjo.
“Pas deklaratës së Ermirës së BDI për të prishur koalicionin me VMRO-DPMNE i publikuan biseda të përgjuara dhe i thyen xhamat e makinës. Pas deklaratave të Bejtës se nuk ka shqiptarë që koalicionon me VMRO-DPMNE i lëshuan inspektoratin. Funksionarët e BDI po pësojnë këto pasojat që me vite i ndodhën edhe sektorit joqeveritar, opozitës dhe mediave kritike. Ashtu si do të distancohet BDI nga VMRO-DPMNE do të ketë goditje edhe më të forta, edhe më të këqija. “, ka shkruar Petreski.