
Për shkak të një aksidenti është bllokuar rruga rajonale që çon drejt pikës kufitare Bllacë.
SHENJA jozyrtarisht mëson se një cisternë është rrokullisur dhe e ka bllokuar rrugën pak më lartë se tuneli se tuneli afër Stenkovecit. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar nga aksidenti, ndërsa kjo rrugë vazhdon të mbetet e pakalueshme për automjetet.
Gjithashtu është bllokuar qarkullimi i të gjitha automjeteve që vijnë nga Kosova për në Maqedoni dhe anasjelltas.