hkupi është në mesin e qyteteve më të ndot tura në Europë, tregon studimi i Institutit Meteorologjik Finlandez..
Shkupi ka dyfish më shumë koncentrime të PM 2.5 në krahasim me qytetet më të ndotura në Europë, informon Dragan Gjorgjev nga Instituti për shëndetësi publike.
Studimet e Institutit finlandez vërtetojnë analizën e dalë më herët nga Instituti maqedonas për shëndetësi publike, ku 1.300 persona në vjet humbin jetën shkaku i ndotjes në Maqedoni.
“Më shumë njerëz vdesin kur ka ndotje, edhe atë në periudhën e dimrit. Nga 30 deri më 35% nga rastet e vdekjes lidhen me ndotjen e ajrit. Më së shpeshti tek grupet e prekshme. Numri është relativisht lartë. Mesatarisht 1.300 jetuar humben për shkak të ajrit të ndotur”, theksoi Gjorgjev./