Zyra e Prokurorisë Speciale Publike ka njoftuar se sot do të heq dorë nga aktakuza për rastin e njohur si “Puçi”, shkruan SHENJA. Siç sqarojnë nga Prokuroria Speciale, kjo vjen si pasojë e faktike të paraqitur në aktakuzë, e cila është në kundërshtim me provat me të cilat Prokuroria Speciale disponon pas hetimeve për rastet “Target” dhe “Fortesa”.
Mirëpo, nga Prokuroria Speciale theksojnë se kanë për qëllim që të mbledhin prova shtesë që do të qartësonin plotësisht gjendjen faktike dhe do të mundësojnë një aktakuzë më të saktë dhe më të ligjshme.
Në komunikatën e PSP, thuhet se kjo prokurori nuk mund të parashtrojnë aktakuzë që është në kundërshtim me dëshmitë që kanë. Mirëpo, kjo nuk aludon në atë se dikush është fajtor apo i pafajshëm në rastin “Puç”.