Publikohen emrat e parë që kandidojnë për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Raportohet se janë shpallur kandidaturat për 6 vendet në KLGJ që do të bëjnë emërimet në sistemin gjyqësor.
Mësohet se Medi Bici dhe Artan Zeneli janë kandidatura nga Gjykata e Lartë. Nga Apeli janë kandidatë për në KLGJ: Ilir Toska, Besim Trezhnjeva, Nertina Kosova.
Nga Shkalla e Parë janë 9 kandidatura për 3 vende vakante: Dritan Hallunaj; Manjola Xhaxho; Artan Laze; Alma Brati; Astrit Faqolli; Brunilda Kasmi; Bledar Abdullai; Brunilda Kadi; Marcela Shehu.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)