
Atë që bëri natyra për të pastruar ajrin, njerëzit po mundohen ta prishin, duke vendosur në punë impiantin e TEC Osllome dhe atë jo për të prodhuar energji elektrike, por vetëm për të lëshuar katran dhe helm në qiellin e Kërçovës. E themi këtë meqë tani të gjithë e dinë që ky termocentral nuk është rentabël.
Ajo që habit më tepër është se përse Kryetari i Komunës së Kërçovës nga radhët e BDI-së, z. Fatmir Dehari, nuk ndërmerr asgjë për ta parandaluar.
I heshtur apo i pa fuqishëm për të zgjidhur këtë çështje është edhe zëvendës drejtori gjeneral i ELEM, z. Fatmir Limani.
Kush po e detyron drejtorin e TEC-it, z. Qerim Halili që të vë në përdorim oxhakun dhe më tepër të helmojnë qytetarët, se për prodhim energjie nuk bëhet fjalë.