Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me deklarata dhe qëndrimet më të fundit nga ana e krerëve të Serbisë.
Sipas Bushatit, kjo retorikë nuk çon askund dhe se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë vetëm përmes dialogut.
“Fillimi i 2017 nuk ka qenë i mbarë për Europën Juglindore. Provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE.
Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në #Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal.
Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”, shkruan Bushati përmes një postimi në FB.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)