Çmimet në bujqësi në dhjetor të vitit 2016 janë rritur për 1,7 për qind tek imputi, ndërsa janë zvogëluar për 2 për qind tek autputi në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, çmimet e mjeteve vijuese të shpenzuara në bujqësi (input 1) janë rritur për 1,8 për qind, ndërsa tek mjetet e dedikuara për investime në bujqësi (input 2) janë zvogëluar për 0,3 për qind.
Në pjesën autput, çmimet e prodhimtarisë bimore janë zvogëluar për 1,2 për qind, ndërsa të prodhimtarisë së gjedhëve për 4,2 për qind.