Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha dhe aleatët e tij në opozitë kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët për zgjedhje të lira e të ndershme, duke vendosur si kusht të panegociueshëm votimin dhe numrin elektronik.
Në mbledhjen e koalicionit opozitar të zhvilluar ditën e sotme ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Kjo mbledhje vjen para seancës së parë të këtij legjislacioni, ku më herët PD është shprehur se do të radikalizojë qëndrimin e saj për sa kohë që nuk do të plotësohet kjo kërkesë.
16 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)