Partia Liberale Demokrate (PLD) kërkon nga Nikolla Gruevski që ta kthen mandatin, i cili edhe pas një jave marrje të mandatit, nuk arriti të formojë qeveri. Për kundër kësaj, shtojnë nga PLD, ai edhe më tutje luan me durimin e qytetarëve, të cilët më 11 dhjetor treguan se votuan për ndryshim të sistemit.
“Qëllimet e Gruevskit janë të qarta. Formimi i qeverisë së re të udhëhequr nga opozita, duke mbajtur vendin peng dhe duke promovuar ardhmëri pa perspektivë. Por, Gruevski duhet të dijë se procesi i pastrimit të skenës politike, ashtu si edhe çmontimi i “gruevizmit” është i pashmangshëm dhe i pandalshëm. Të gjithë politikanët të dyshuar për krime nga PSP-ja nuk munden dhe nuk kanë të drejtë të formojnë Qeveri”, thonë nga PLD.