Vendimi i ri nga ministri aktual për Punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi, sipas së cilit Xhivko Mitrevski është kryetar legjitim i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, është e paligjshme, pohojnë ish ministrja për Punë dhe politikë sociale Frosina Remenski dhe katër sindikata kundër Mitrevskit.
Darko Dimovski u.d. kryetar i LSM-së ka deklaruar se do të ankohen për vendimin në Gjykatën Administrative.
Nga ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vendimi i Remenskit është i paligjshëm dhe se për të njëjtën tanimë ka procedurë në Prokurorinë themelore.
Nga katër degët e sindikatave thonë se kanë marrë mbështetjen nga Konfederata sindikale e Europës dhe nga sektoret e asociacioneve sindikale.