Heshtje totale në VMRO-DPMNE dhe BDI për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. Gjashtë ditë pas marrjes së mandatit, partia e Gruevskit akoma zyrtarisht nuk ka ftuar BDI-në për të diskutuar rreth bashkëqeverisjes së mundshme. Nga BDI konfirmojnë se deri në këto momente, nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të uljes në tryezën e negociatave. Në qëndrimin e një dite më parë, nga VMRO-DPMNE ishin të prerë se nuk do të pranojnë negocime për ndryshim të kushtetutës sa i takon përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe me atë maqedonase dhe as zgjatje të mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Arsyet sipas tyre janë se ata angazhohen për shtet unitar dhe jo binacional, mbrojtje të rendit kushtetues, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si dhe marrëveshjen e Përzhinës kurse Specialja u cilësua se nuk ka lidhje me drejtësinë, shkruan Alsat.
Që para fushatës parazgjedhore, Gruevski disa herë ka ashpërsuar dhe më vonë përsëri ka zbutur fjalorin ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Para zgjedhjeve ai kërkonte nga elektorati 63 deputetë, gjegjësisht shumicën në parlament, që të mos mund të kushtëzohen nga partitë shqiptare për shtet binacional.
Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabie, duhet të dal dhe t’i jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve. Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH – ka deklaruar para zgjedhjeve të 11 dhjetorit Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.
Pas zgjedhjeve, në protestën e kryesuar nga vetë kreu i VMRO-DPMNE-së para KSHZ-së, shqiptarët u quajtën të mallkuar.
Tre javë më vonë, duke komentuar platformën e përbashkët të partive politike shqiptare Gruevski zbuti fjalorin e tij duke thënë se shqiptarëve nuk u hyn në punë dygjuhësia në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Qëndrimi i një ditë më parë se nuk do lejojnë dygjuhësinë dhe ndryshimin e Kushtetutës, ishte i prerë.
E heshtur përballë deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe tre kushteve të panegociueshme të BDI-së për fillimin e negociatave për formimin e Qeverisë, vazhdon të jetë edhe partia e Zaevit. LSDM-ja është deklaruar për zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe disa herë para zgjedhjeve, Zaev kishte deklaruar se nuk është kundër dygjuhësisë.
Kushtetuta garanton përdorimin e të gjithë gjuhëve dhe këtu nuk ka dilemma. Ne kemi Kushtetutë të mirë. Si është ashtu duhet të mbetet, por përdorimi i gjuhëve deri tani len pasqyrë të përgjithshme se nuk është zbatuar deri në fund – është shprehur para zgjedhejve po ashtu edhe Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Megjithatë pas kushtëzimit të mandatarit nga ana e BDI-së, nga kjo parti nuk tregojnë nëse do të pajtohen më ndryshime Kushtetuese por thonë se vlerësimin e tyre do ta japin vetëm pasi të kenë marrë mandatin për formimin e Qeverisë.
Data 22.02.2025
Aktuale
- Menagjeri i Gjestit flet hapur për “kulaqin” e rradhës
- VLEN: Me LSDM dhe Venko Filipçe shëndetësia ishte në kolaps!
- Gjendet një kufomë ku po ndërtohet mega parku ”Idnina” në Shtip
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Nga nesër rritje e temperaturave dhe kushte për reshje lokale të shiut
- Ministria e Administratës: BDI-ja shpërndan dezinformata për Mexhitin, Inspektorati s’mund t’ua marrë kompetencat ministrave
- (VIDEO) Mickoski: Maqedonia e Veriut është aleate e besueshme e SHBA-së
- Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në