Lojë e re politike për zgjedhje të reja parlamentare, apo vazhdim i lojës së deritanishme për minimizimin e të drejtave që duhet të fitojnë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Kjo është dilema e analistëve politik lidhur me shkëmbimet e komunikatave ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Analisti Xhelal Neziri thotë se kjo përplasje në shikim të parë duket si një tendencë e BDI-së për t’u shkëputur nga VMRO, por ai kujton se lidhjet e deritanishme të dy partive e bëjnë të vështirë këtë. Dyshimi i dytë dhe më serioz, sipas Nezirit është skenari për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare përmes të cilave partia e Gruevskit dhe Ahmetit kanë për synim të rikthejnë peshën politike dhe ta kenë më të lehtë për bërë koalicionin e ardhshëm qeveritar. “Duhet kuptuar BDI-ja se e ka rëndë të ndërpresë këtë bashkëpunim shkaku i interesave të ndryshme që nuk janë vetëm politike por mund të jenë edhe biznesore. Nga ana tjetër ka mundësi që kjo të jetë edhe një lojë midis këtyre dy partive, një lojë që do të përfundonte me zgjedhje të reja të parakohshme ku këto dy parti do të ishin fituese dhe do të kthenin pozicionin e faktorëve kryesorë politik në Maqedoni. Dhe ky skenar është i mundshëm. Dhe ky skenar nëse rezulton si i tillë në realitet, atëherë do të konfirmohet edhe ky dyshim se në fakt ky kundërshtim mes BDI-së dhe VMRO-së është thjeshtë një lojë”, deklaroi analisti politik Xhelal Neziri.
Edhe analisti Selim Ibrahimi është i bindur se mes dy partive nuk ka përplasje, por thotë se është një vazhdimësi e lojërave të deritanishme të tyre. Ibrahimi thotë se qëllimi i këtyre lojrave është devalvimi i platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe reduktimi i pikave të asaj marrëveshje.
“Ky është vazhdimi i politikave të mëhershme në mes dy partnerëve qeveritarë VMRO-së dhe BDI-së dhe tani siç shihet kjo betejë do të zhvillohet në minimizimin e platformës shqiptare. Pra siç dihet nga 5-6 pika tani është reduktuar platforma në tre pikë. Pra, mendoj se edhe VMRo edhe BDI tani përpiqen që të vazhdojnë lojën e mëparshme në një situatë postzgjedhore të 11 dhjetorit”, u shpreh analisti politik Selim Ibrahimi.
Këto komente vijnë pas taktizimeve të djeshme të dy partive, partner të deritanishëm në Qeveri. BDI e para doli me kushte të tjera, dukshëm më të vogla se ato që përmbante platforma e përbashkët e partive shqiptare. Por, as ky kompromis nuk i pëlqeu VMRO-DPMNE-së dhe nga kjo parti njoftuan se nuk do të fillojnë as bisedimet. Pas kësaj BDI u kundërpërgjigj me një kumtesë tjetër ku i arsyetohej VMRO-së për pikat e tyre.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje