Ministri të caktuara nga qeveria e deritanishme VMRO-BDI kanë thithur fonde të majme finansiare nga Fondacioni shoqëri e hapur, ndryshe i njohur si fondacioni SOROS, kanë raportuar mediat. Kështu, ministria e arsimit ka marrë 32 milion euro, ministria e shëndetësisë 13.5 milion euro, ministria për punë dhe politikë sociale mbi 800 mijë euro etj.
Ndryshe, partia e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE ka filluar një kampanjë të ashpër dhe të fuqishme kundër OJQ-ve dhe subjekteve tjera që thithin fonde nga ky fo dacion, duke deklaruar se duhet përjashtuar influencimin e Xhorxh Soros në Maqedoni, pasi që, sipas Gruevskit, po punon për zhbërjen e shtetit tonë.