Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka dërguar një porosi të re, se përderisa fqiu e shfrytëzon emrin Maqedoni nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, transmeton Tetova1.
Ai duke folur për politikën e jashtme greke në akademinë e mbrojtjes së Greqisë, potencoi se qëndrimi maqedonas për ta shfrytëzuar vetëm emrin Maqedoni paraqet provokim dhe falsifikim të historisë.
“Është e qartë se përderisa insistohet që të shfrytëzohet emri, që përveç që është ofenduese falsifikimi i historisë dhe shpërndahet irredentizëm, nuk do të ketë perspektivë evropiane. E drejta evropiane i përjashton kandidatët shtete të cilat në cilën do mënyrë e kontestojnë status kuon e kufijve të shteteve anëtare të BE-së”, theksoi Pavlopulos./Tetova1/