Prej orës 21:05 komunikacioni në aksin rrugor A3 Resnjë-Manastir në lagjen Bair është i bllokuar, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në aksin rrugor R1105 Vallandovë-Furka-Dojran u normalizua.
Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës anash në rrugë, pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga Rrugët e Maqedonisë.
Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitja e ngricave.
LAMM rekomandon drejtim tejet të kujdesshëm të automjeteve, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.