Gjatë fundjavës ose fillimit të javës së ardhshme pritet të fillojnë negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit zyrtarisht nuk japin ndonjë datë të saktë, por zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe vetë Ahmeti tanimë e kanë konfirmuar se këto bisedime do të zhvillohen. Nga ana tjetër edhe nga VMRO-DPMNE kanë konfirmuar se shumë shpejt do të fillojnë të bisedojnë me partnerin e tyre të deritanishëm BDI-në. Ajo që mbetet e paqartë është përmbajtja e bisedimeve kur dihet se VMRO-DPMNE në mënyrë decide ka refuzuar pikat e platformës së përbashkët të tre partive shqiptare, BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët. Kjo e ka bërë edhe më të paqartë gjithë situatën, ndërsa nuk dihet sa do të zgjasin bisedimet dhe kur pritet të arrihet marrëveshje. Jozyrtarisht sot është njoftuar se edhe BDI do të mbledh organet më të larta partiake për të vendosur për hapat e mëtejmë dhe negociatat për formimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër LSDM-ja opozitare ende nuk është prononcuar lidhur me pikat e platformës së partive shqiptare. Zhvillimet e fundit kanë rritur gjithnjë e më shumë zërat për dështimin e një koalicioni qeveritarë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja, me gjasë në pranverë dhe bashkë me zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër edhe mbështetës dhe eksponent të partisë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kanë dalë me teori se edhe pas afait 20 ditor nëse Gruevski dështon të formojë Qeveri, mandate nuk guxon ti jepet liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, por përsëri përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq ekspertët dhe opozita kanë akuzuar presidentin Ivanov se mandatin për formimin e Qeverisë e ka ndarë në mënyrë antikushtetuese. Sipas këtyre zërave, Kushtetuta obligon presidentin që mandatin t’ia ndaje partisë ose koalicionit që do të sigurojë shumicë prej 61 votave në Kuvend dhe jo partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare siç veproi me Gruevskin.
Data 21.02.2025
Aktuale
- Mexhiti: Minçev, braktis retorikën e Apasievit dhe sillu si ministër i të gjithëve
- Numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora fillon javën e ardhshme
- Edona James shfaqet e pikëlluar, paska probleme në dashuri
- ASH-Sela: Debati për stemën dhe simbolet tjera shtetërore është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët
- Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD për Portin e Durrësit! Ja arsyetimi
- Parandalohet kontrabandë në Han të Elezit, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Kosovës
- Aksident mes dy automjetesh, përfundojnë në spital drejtuesi i njërit prej makinave dhe pasagjeri! Pamje nga vendngjarja
- VMRO-DPMNE për kritikat e Ordanoskit ndaj Trumpit: “Ai është i afërt me LSDM-në, a po devijon edhe Filipçe nga kursi pro-perëndimor i vendit?”