Maqedonisë i nevojitet qeveri stabile në të cilën do të merrnin pjesë më shumë parti politike. Qeveri e cila do të ishte efikase, e vendosur dhe që do të sillte vendime të rëndësishme. Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin duke e komentuar deklaratën e Kocijançiq ku ajo shprehet se Komisioni Evropian pret që sa më shpejtë të formohet qeveri stabile, thekson se vendimet që do t’i sillte kjo qeveri, duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike. Sipas Ruzhinit, partitë dhe liderët duhet t’i promovojnë vlerat e Marrëveshjes së Përzhinës, në krye me funksionimin e Prokurorisë Publike Speciale.
“Nëse institucionet aktuale gjyqësore edhe më tej mbeten jofunksionale, atëherë të formohet edhe një departament i veçantë gjyqësor. Në këtë mënyrë, bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i ndihmojë Maqedonisë që sa më shumë t’u afrohet vlerave evropiane, ndërsa ata që janë marrë me krim të organizuar dhe tjetër lloj kriminaliteti, të përgjigjen pavarësisht opsionit të tyre politik”, u shpreh Nano Ruzhin, Ish Ambasador i R.M. në NATO.
Sipas profesorit universitar Nenad Novkovski, të gjitha procedurat do të prolongohen maksimalisht, ashtu siç veproi edhe Ivanovi i cili priti që mandatin ta dorëzojë në ditën e fundit të afatit.
“Me këtë do të fitohej diku rreth 2 muaj në dispozicion, që kjo garniturë t’i përfundojë aktivitetet e saja që i ka nisur, në kundërshti me Marrëveshjen e Përzhinës”, tha Nenad Novkovski, profesor universitar.
Kocijançiq për një pjesë të mediave deklaroi se qeveria e re duhet të ketë mbështetje të gjerë politike me çka do të mundësohej implementimi i të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës si dhe reformat prioritare.
“Në këtë fazë, mund vetëm të them se ne po e ndjekim situatën nga afër. Siç kemi thënë në të kaluarën, në korniza të afateve kushtetuese, presim të formohet shpejt qeveri e re stabile. Gjithashtu dëshirojmë të shohim implementim të shpejtë të reformave, zgjidhje të çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, implementim të reformave prioritare dhe implementim të marrëveshjeve të mëparshme politike. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë ta mbështesim vendin në procesin e saj drejt integrimeve evropiane”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian.
Nga dje filloi të rrjedhë afati prej 20 ditësh për formimin e qeverisë së re, gjegjësisht nga momenti kur lideri i VMRO-DPME-së Nikolla Gruevski, e mori mandatin nga kryetari Ivanov për të siguruar mbështetje për kabinetin e ri qeveritar./Tv21
Data 14.02.2025
Aktuale
- Neymar dëshiron të rikthehet në formë dhe të luajë përsëri për Barcelonën
- Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor
- Kuvendi i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune
- Bedri Hamza: PDK merr përgjegjësinë për krijimin e institucioneve nëse partia e parë dështon
- Genta Ismajli ‘shokon’ fansat e saj, ndryshon totalisht pamjen
- Tripunovski: KB Pelagonia do të lirojë mbi 1.600 hektarë tokë bujqësore, e cila do t’u ndahet bujqve të vërtetë
- Klajdi Buza posedonte armë pa leje, si ndodhi ngjarja në Rinas! Policia e Shtetit jep detaje: 34 vjeçari qëlloi në drejtim të bluve nga brenda subjektit të tij!
- Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, akoma është në lidhje me Diellzën