Për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave që kanë kapluar vendin, shumë qytetarë kanë përfunduar në spital me gjymtyrë të thyera dhe fraktura të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Gazetarja e TV SHENJA, Ajnur Bafqari, zhvilloi një bisedë me specialisten e Kirurgjisë së fëmijëve, Iliriana Shehu, e cila tha se vetëm sot, 17 persona kanë kërkuar ndihmë dhe janë trajtuar në mënyrë ambulantore, ndërsa që nga dita e parë e rreshjeve të borës, gjithsej 127 persona kanë pësuar thyerje dhe fraktura si rezultat i rrugëve të rrëshqitshme për shkak të akullit që është shkaktuar nga temperaturat e ulëta. Shehu u bëri apel qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre, pasi rrugët janë të papastruara dhe të rrëshqitshme.
Në videon më poshte mund ta ndiqni intervsitën e plotë me mjeken Iliriana Shehu.