Ndërprerja e djeshme e furnizimit të energjisë termike në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec është për shkak të difektit të sistemit për ngrohje dhe jo për shkak të mungesës së mazutit, theksohet në reagimin e djeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në reagimin e sotëm të Ministrisë së mbrojtjes në informacionet e publikuara gjatë ditës së djeshme.
“Ministria e Mbrojtjes mohon se nuk ka sasi të mjaftueshme të mazutit për ngrohje në kazermë. Njëkohësisht informojnë se difekti është mënjanuar të njëjtën ditë dhe se vazhdon ngrohjen e objekteve në kazermë”, thuhet në njoftim.
Nga Ministri informojnë se duke pasur prasysh temperaturat ekstremisht të ulëta që e kanë përfshirë Republikën e Maqedonisë i ka filluar procedurat për furnizimin e sasive shtesë të mazutit, me qëllim ngrohjen e objekteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë që të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje.