Një emigrant boshnjak në Zvicër është gjobitur me katër mijë franga për shkak se u ndaloi fëmijëve të tij përfshirjen në aktivitetet sociale e shkollore, ndërsa ngjashëm ka ndodhur edhe me turkun Aziz Osmanoglu (41), i cili, nuk i ka lejuar dy vajzat e tij të marrin pjesë në mësimin e notit. Kjo për shkak se “feja e tij nuk ia lejon një gjë të tillë.”
Zvicra e quan detyrim pjesëmarrjen në orën e mësimit dhe si pjesë e integrimit të huajve, megjithatë disa muslimanë tentojnë t’i evitojnë fëmijët ku sipas tyre ka “lakuriqësi” ose në raste tjera edhe “këndimin nëpër kore të ndryshme muzikore,” që është e ndaluar sipas fesë.
Çështja e debateve mes shtetit zviceran dhe prindit 41 vjeçari kishte shkuar deri në Strasburg, ku kjo e fundit vendosi që artikulli nëntë i lirisë fetare të Drejtave të Njeriut, nuk dëmtohet me pjesëmarrjen e nxënësve në lëndët shkollore, shkruan blick.ch.
“Interesi i integrimit të dy fëmijëve, pra pjesëmarrja e tyre në lëndët mësimore, është më e lartë sesa interesat private të prindërve, që mbrohen nga një rregull e shkruar që ata e besojnë,” shkruan në vendimin e Strasburgut, përcjell botasot.info.
Por…
Gjykata e Strasburgut ka bërë një lehtësim që gjatë orëve të mësimit, ata kanë mundësi të mbajnë veshur mbulesën.
Aziz Osmanoglu (41) ndaloi vajzat e tij nëntë dhe shtatë vjeçare që të marrin pjesë në mësimet e notit me gjini të përziera. Atëherë prindërt e dy vajzave u gjobitën me 1400 franga.