Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve.
Dita e tretë pasi partitë shqiptare shpalosën platformën e përbashkët, Lidhja Social Demokrate nuk ka qëndrim se a është e pranueshme apo jo kjo platformë.
Derisa Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.
Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“G: Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?
Pse jo
Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.
E derisa LSDM po heshtë, Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse VMRO DPMNE është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.
“Shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmoj nëse ka dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshirë këtu Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë apo Kavadarin. Dy gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizim nuk mund të realizohet nëse VMRO DPMNE është kundër. Në BDI e dinë shumë mirë këtë”, tha Gruevski.
Ish ministri i punëve të brendshme dhe kandidat për president nga radhët e LSDM-së, Lubomir Fërçkovski, e vlerësoi platformën e përbashkët si një dëshpërim të madh.
Ai në kolumnën e tij shkruan :
“Nuk e di kush e ka përpiluar, kush ju ka ndihmuar, dhe ku e kanë hartuar, por ky dokument objektivisht i ndihmon vetëm VMRO DPMNE-së dhe Gruevskit, si dhe BDI-së dhe Ali Ahmetit, për ti rinovuar pozitat e tyre të shkatërruara, kurse shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund të ju ndihmojë asgjë”, thotë ai.
Përveç LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk i kanë definuar pozitat e tyre, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë kanë përsëritur disa herë, që nuk duan koalicion me Nikolla Gruevskin.
Data 06.08.2025
Aktuale
- Ballistët japin shembull: Dinjitet dhe pasion në tribunat e Shkëndijës
- LSDM: Të rinjtë në Maqedoni shpëtimin e shohin jashtë, numri i punëtorëve është ulur për 17 mijë
- Shqiptari e shkruan emrin e tij në historinë e futbollit belg, bëhet transferi më i shtrenjtë
- Asllani vazhdon të refuzojë ofertat nga klube të ndryshme
- BDI: Nga 74 punësimet, nipi i Zeqirija Ibrahimit, i vetmi shqiptar i pranuar në konkursin skandaloz të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës
- Haradinaj mobilizon veteranët për protestën e 7 gushtit në Prishtinë
- Rubio pret sot kryediplomatin e Serbisë në Departamentin e Shtetit
- Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e të miturës në Drenas