Urim HASIPI
Tashmë po shijon ditët e para pa uniformë. Pas 30 vitesh si pjesëtarë i Policisë së Tetovës, ai tashmë është në javën e parë si polic i pensionuar. Kaloi në shumë sfida për tre dekada për të arritur në këto ditë. Lulzim Shabani, nuk është një emër i panjohur për opinionin, pasi që disa vite me radhë ka kryer edhe funksionin si zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme. Ai karrierën në uniformë e filloi shumë herët, që në vitin 1986, madje në një qytet shumë të largët nga Tetova, saktësisht në Strugë. I lindur në fshatin Çellopek të rrethinës së Tetovës, shumë herët do vesh uniformën e policit, madje që në moshën 19 vjeçare. Pasi kishte kryer shkollimin në vendlindje dhe të mesmen në Tetovë, ai kishte kryer edhe shkollën e lartë të policisë në Idrizovë në Shkup.