Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shtojnë gjasat për gjykim fer dhe korrekt të pjesëtarëve të Grupit të Kumaonovës, thonë për Gazetën Lajm burime nga mbrojtja e të arrestuarve në Kumanovë.
“Dobësimi i partnerëve të koalicionit VMRO dhe BDI, gjatë qeverisjes së cilëve ndodhi rasti Kumanova, na rrit shpresat se do të krijohen kushte për gjykim më fer dhe më korrekt të burgosurve të Kumanovës. Jam optimist se nëse dobësimi i tyre vazhdon edhe në zgjedhjet lokale, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do të shpëtojnë nga dënimi me burg të përjetshëm”, ka thënë për Lajm njëri prej avokatëve mbrojtës në këtë rast.
Edhe pse kushtetuta dhe ligji thonë se gjykata janë të pavarura nga ndikimi politik gjatë punës së tyre, avokati në fjalë thotë se kjo nuk ka qenë rast se gjatë qeverisjes së udhëhequr nga binomi Gruevski-Ahmeti.
“Është e qartë se gjatë kësaj qeverisje, pavarësia e gjyqësorit ka qenë vetëm frazë boshe, sepse gjykatat kanë qenë nën kontroll të rreptë politik të VMRO-së dhe BDI-së, duke sjellë vendime që janë në favor të këtyre dy partive politike. Mendoj se me dobësimin e këtyre dy partive, nuk do të ketë më dënime drakonike pa prova e dëshmi”, shton ai.
Ai është optimist se me dobësimin e VMRO-së dhe BDI-së, do të rriten gjasat që nga dënimi me burg të përjetshëm të shpëtojnë edhe të arrestuarit në rastin “Monstra”, sepse do të rriten gjasat që Prokuroria Speciale të marrë në dorë këtë rast.
Në ndërkohë drejtuesi i MPB-së Agim Nuhiu ende nuk ka dhënë sqarime për masat që do të ndërmerren ndaj policit që ka keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Po ashtu mbetet e paqartë nëse do të merren vetëm masa disiplinore ose ndaj tij do të ngritët padi penale. Nga Prokuroria themelore përsërisin qëndrimin e njëjtë prej një viti. Thonë se janë duke hetuar rastin ndërsa deri tani nuk është ngritur asnjë padi për dhunën e ushtruar. Avokati të akuzuarve Naser Raufi sqaron se në bazë të kodit penal, maltretimi dhe ushtrimi i dhunës është një vepër ë rëndë penale dhe për të njëjtën parashihet dënimin me burg nga tre deri tetë vite burg. Prokuroria Publike është duke i vërtetuar faktet për këto raste dhe po merr hapa konkret ndërsa ka dëgjuar një numër të madh të dëshmitarëve dhe persona që mund të japin të dhëna relevante. Pra hetimet për rastin janë duket vazhduar – bëjnë të ditur nga prokuroria Publike. Punohet për vepër penale për maltretim dhe dhunë kundër të akuzuarve dhe kodim penal me kodin 142 parash dhe është një vepër serioze ku dënimet nga aline një parash dënim nga tre deri në tetë vjet burg , kurse aline dy nëse ka edhe lëndime parashihet më së paku katër vite burg, dhe këtu punohet për një vepër serioze që duhet të punohet dhe MPB duhet që identitetin e këtyre personave që i pret prokuroria themelore ti dorëzon me emër dhe mbiemër – ka thënë për “Alsat-M” avokati Naser Raufi. Rreth dy javë më parë, Agim Nuhiu nga MPB-ja tha se ka ndërmarrë tre nisma për zbardhjen e rasteve për ushtrimin e dhunës ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës dhe ka arritur të identifikoj një pjesëtarë të policisë i cili ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve. (a.h.)