Në Mavrovë sot në mëngjes është më së ftohti, -20 gradë, dhe ka më shumë borë, 68 centimetra.
Lartësia e shtresës së borës është 49 centimetra në Pozharan, 45 në Lazaropole, 35 në Topollçan, 28 në Tetovë, 27 në Dibër, 24 në Krushevë, 23 në Gjurishte, 22 në Berovë, 17 në Kriva Pallankë, 16 në Manastir, 12 në Kumanovë dhe Demir Kapi, 11 në Ohër dhe Pretor, 10 në Shtip, Prilep dhe Vinicë, 9 në Strumicë, 8 në Shkup – Zajçev Rid dhe Shkup – Petrovec dhe një centimetër në Dojran.
Temperatura është -18 në Lazaropole dhe Krushevë, -16 në Gjurishte, -15 në Topollçan, Pozharan dhe Berovë, -14 në Dibër dhe Prilep, -13 në Vinicë, Pretor, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Tetovë, -12 në Manastir, Shkup Zajçev Rid, Ohër dhe Shkup Petrovec, -11 në Shtip, -10 në Demir Kapi dhe Strumicë, -9 në Dojran dhe -8 në Gjevgjeli.
Deri në orën tetë kanë ra tre litra shtresë uji në një metër katror në Mavrovë, dy në Krushevë, Pretor, D. Kapi, Gjurishte, Lazaropole., Pozharan, një në Tetovë, Manastir dhe Dojran, zero në Gjevgjeli, Shkup, Prilep, Vinicë, Kriva Pallankë, Topollçan, Shtip, Berovë, Dibër, Kumanovë, Ohër, Strumicë.
Sipas LAMM, sot në mëngjes në vend moti do të jetë me vranësira dhe shumë i ftohtë, në shumë vende me reshje të borës me intensitet të dobët, ndërsa në male edhe në pjesët lindore reshje të borës me intensitet mesatar. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior dhe më shumë është i shprehur në vendet më të larta, përgjatë pjesës jugore të Vradarit dhe Shtipit.
Moti gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, ndërsa në pjesët lindore me vranësira dhe me kushte për reshje lokale të përkohshme të borës që do të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në pjesët e tjera me intensitet më të ulët. Do të fryejë erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 18 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë nga minus 10 deri në minus tre gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 9 gradë Celsius.
Edhe nesër do të jetë ftohtë me vranësira mesatare, pasdite vranësirat do të rriten ndërsa në pjesët jugore do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët. Do të fryejë erë e dobët nga drejtim i ndryshëm.
Deri të enjten do të jetë mot shumë i ftohtë me rritje të lehtë të temperaturës së lartë, ndërsa rritje më të konsiderueshme të temperaturave do të ketë nga e premtja. Reshje të reja të shiut dhe të dëborës priten të premten pasdite dhe të shtunën paradite.
Data 13.02.2025
Aktuale
- Lloga: Detyrimi i palestinezëve të Gazës për t’u larguar – padrejtësi historike dhe rrezik rajonal
- Komandanti Hisen Berisha nën përqafimin e nënës
- “Më shpallën fajtor ende pa nisur procesi”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Hija e madhe e dyshimit mbi atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes time
- (VIDEO) Mickoski dhe VLEN merren vesh për ndryshimin e stemës
- Sylejman Selimi, triumf i drejtësisë: Lirohet nga të gjitha akuzat
- Komisioni Evropian vlerësoi punën e bërë nga SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme
- (VIDEO) Marihuana e sekuestruar në kufi kap vlerën e 707 mijë eurove
- Vdekja e 12 vjeçarit Leo Sadiku në QSUT/ Prokuroria Korçë shpall moskompetencë për hetimin e rastit, çështja i kalon organit të akuzës Tiranë, ja arsyeja