Moti në Maqedoni sot do të jetë i ftohtë, me të reshura lokale të borës. temperatura e mëngjesit do të lëviz prek minus 18 deri minus gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej minus 10 deri minus tre gradë celsius. Do të fryejë erë mesatare veriore.
Në pjesët lindore të reshurat e borës do të jenë mesatare, ndërsa në pjesët tjera me intensitet më të dobët.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 13 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 9 gradë Celsius.
Deri të enjten do të jetë mot shumë i ftohtë me rritje të lehtë të temperaturës së lartë, ndërsa rritje më të konsiderueshme të temperaturave do të ketë nga e premtja. Reshje të reja të shiut dhe të dëborës priten të premten pasdite dhe të shtunën paradite.