Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko sot nënshkroi dekret me të cilën mund të udhëtojnë paviza shtetasit e 80 vendeve të huaja, përfshirë edhe Maqedoninë, për një qëndrim më të gjatë se pesë ditë, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.
Në dokumentin përcaktohet hyrja pa viza në Bellorusi për një periudhë që nuk i kalon pesë ditë përmes vendkalimit kufitar të aeroportit kombëtar Minsk.
Dekreti vlen për 39 vende në Evropë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, si dhe Brazilin, Indonezinë, SHBA, Japonia dhe vende të tjera.
Dokumenti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për udhëtarët e biznesit, turistët dhe njerëzit me pasaportë të rregullt, dhe ai do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit të tij, shtojnë nga Mnistria e Jashtme e Bjellorusisë.
Megjithatë, vetëm 5 ditë janë të mundshme që të qëndrohet në këtë shtet. Hyrja mund të bëhet nga aeroporti i Minskës. Hyrja në fuqi e këtij dekreti është lënë pas një muaji.