Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i kanë detyruar shumë të pastrehë të kërkojnë ndihmë në punktin e të pastrehëve të Kryqit Kuq, në “Momin Potok 1”, gjatë natës, deri në 16 persona.
Në këtë punkt, i cili ka kapacitet të strehojë 16 deri në 20 persona, përveç krevateve, personave u ofrohet edhe tre herë ushqim gjatë ditës.
“Deri tani kanë kërkuar strehimore 74 persona, kemi 74 bujtina ose fjetje në punkt. Prej atyre një mesatare e të pastrehëve është prej në 10 deri në 12 persona të cilët kërkojnë strehimore gjatë natës. Të pastrehët mund të marrin ushqim tre herë në ditë. Ata marrin ushqim, ndihmë mjekësore nga mjeku, mjete higjienike, mund të bëjnë dush dhe gjithë ajo që duhet për funksionimin normal të një njeriu”,- deklaroi Argjent Çilafi nga Kryqi i Kuq, njofton TVM2.
Ekipet e Kryqit të Kuq gjatë këtyre ditëve të ftohta vihen në kërkim të personave të pastrehë. Ata janë në dispozicion 24 orë për t’u ofruar ndihmë qytetarëve në nevojë.
“Sot më sollën këtu, atje në rrugë fjeta, ishte shumë ftohtë dhe prandaj më sollën këtu. Shtëpi nuk kam, asgjë nuk kam, jam nga Velesi. Deri tani kam fjetur rrugëve, më sollën këtu, të mos ngrija nga i ftohti, por kur të ngrohet koha përsëri do të kthehem në vendin tim. Këtu kemi për të ngrënë 2-3 herë, çaj dhe ushqime të tjera, unë sot erdha dhe ky është ushqimi i parë që e marr, kam edhe krevat, por akoma se di cili është krevati im, sepse nuk ma kanë caktuar akoma”,- tha i pastrehu, Ace Zhosheski.
“Kur gjej ndonjë punë private punoj, në treg kryesisht, andej-këndej sillem, ku ka punë aty jam për të mbijetuar. Prindërit nuk i kam, as nënën e as babanë. Netët e fundit kam fjetur në një kasolle në Kisella Vodë. Por, tani erdha këtu, sepse unë këtu vij qe 10 vite, sidomos kur ftohet koha”,- theksoi i pastrehu, Zoran Veljanovski.
Nga moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta në Maqedoni u shënua edhe viktima e parë, një person rreth 68 vjeç, i cili u është gjetur i vdekur në lagjen Aerodrom.
Punkti në Momin Potok funksionon 8 vite, përveç strehimit, veshjeve dhe ushqimit gjithashtu personave që gëzojnë shëndet të plotë u sigurojnë edhe vende pune.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup
- Pse rasti i Naim Murselit trondit shoqërinë: Një studim mbi psikopatinë dhe narcizizmin
- Të shtënat në Vlorë/ 37-vjeçari u qëllua në makinë, policia heton nëse ishte vetëplagosje apo u qëllua nga persona të tjerë
- Mucunski në Nju Jork: Ballkani Perëndimor, pjesë strategjike e së ardhmes evropiane
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender
- (VIDEO) Osmani: Unë nuk kam plan rezervë, Mexhiti ka
- (VIDEO) 7 vjeçarja vdes në spital, familja fajëson mjekët, drejtori thotë se ata vepruan sipas protokolleve