Pas dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë nga ana e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin e tyre se presin “sa më shpejtë formim të qeverisë së re”, njofton MIA.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq ka përsëritur qëndrimin e dhënë një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor.
“Në këtë fazë, ajo që mund të them është se nga afër jemi duke ndjekur situatën. Siç kemi thënë në të kaluarën, ne në kuadër të afateve të parashikuara në kushtetutë, presim formim të shpejtë të qeverisë së re stabile. Ne poashtu dëshirojmë të shohim zbatim të shpejtë të reformave, zgjidhje të çështjeve për sundimin e drejtësisë, nëpërmjet zbatimin të reformave urgjentet dhe implementim të marrëveshjeve politike të nënshkruara më parë. Në këtë kontekst ne do të përkrahim vendin në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Kjo është e tëra që mund të them për momentin”, ka potencuar Kocijançiq.