Po stabilizohet gjendja në rajonet më të rrezikuara të vendit nga moti i ftohtë dhe dëbora, megjithatë institucionet kompetente ende janë në terren dhe hasin vështirësi të ndryshme. Sipas Lidija Bjelica nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, mëngjesi i ftohtë u ka hapur probleme në mëngjesin e sotëm me startimin e punës së makinerive.
“Kemi problem me makinerinë e cilat janë në terren, por të cilat sot nuk mund të fillojnë punën. Bëjmë përpjekje, aq sa mundemi, atje ku vetëqeveriaja lokale nuk mund të ballafaqohet vetë me mundësitë e saj”, tha Lidija Bjelica nga DMSH.
Ajo thotë se, gjatë ditës së djeshme kanë pasur edhe intervenime konkrete për evakuimin e banorëve, të cilët nuk kanë marrë parasysh rekomadimet për të mos qarkulluar në rajonet më të rrezikuara.
“Kishim qytetarë të cilët nga Shkupi kishin qenë në pushimore në rajonin e Krivapallankës, në fshatin Germo, që është shumë lartë në mal dhe me fëmijë që kishte nevojë për inhalim, por me ndihmë të drejtorisë u dërguan në Krivapallankë. Poashtu mbrëmë kishim thirrje rreth orës 22 se në rrugën Kumanovë – Svetinikollë kishte më shumë automjete, ku kishte qytetarë që udhëtonin me fëmijë, por drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim veproi nga të dy drejtimet edhe nga Kumanova edhe nga Svetinikolla dhe rreth orës 23 këto persona u evakuuan”, tha gjithashtu Bjelica.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpërimbëjnë apel përsëri tek qytetarët që mos udhëtojnë nëse nuk kanë nevoja të domosdoshme.