Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se më shumë do të preferonte të vdesë, se sa të bëhet bashkë me Ali Ahmetin. Ky postim i tij vjen pas deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët e ka mbështetur Lëvizja BESA, pasi siç shprehen ata, bëhet fjalë për interesa kombëtare, por duke theksuar se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit. Ja edhe postimi i tij i plotë:
“Me qenë mes dilemës a te vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një vend me Ali Ahmetin.”