Bedri Ajdari, nga këshilli i familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, që njihet si rasti “Monstra”, që besohet të jetë i montuar nga struktura të caktuara të pushtetit, nuk i beson më retorikës së Gruevskit.
Sipas tij, gjithçka që deklaron Gruevski ka vetëm se një qëllim, shpëtimin e tij nga siç thotë shumë të këqija që i ka sjellur qytetarëve të Maqedonisë.
“I dimë qëndrimet jo vetëm të Gruevskit, por edhe të VMRO DPMNE-së karshi shqiptarëve, përkatësisht i dimë të gjitha ngjarjet dhe veprat që kanë bërë. Kjo është vetëm se një retorikë mashtruese sa të bëj qeverinë dhe pastaj të gjithë ne e dimë se si do të vazhdojnë punët pas formimit të qeverisë së re. Jemi mashtruar një herë, dy herë, por tani vlerësoj se nuk ka vend për mashtrime”, thotë Ajdari.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike dhe keqpërdorim të teknologjisë
- Çfarë ndodhi me Naim Murselin në gjykatë?
- Aksion në burgun e Peqinit, forcat e Policisë sekuestrojnë sende të ndaluara në qelitë e sigurisë së lartë! Ja çfarë u gjet
- Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, trafikonte armë nga Shqipëria në Angli! Ja ku u gjet pistoleta e ndarë në pjesë
- Prishet radari i M-NAV në Aeroportin e Shkupit, reduktohet kapaciteti i uljes së avionëve
- BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut