Ben Blushi i ka ftuar të gjithë ata që aspirojnë të jenë deputetë të partisë LIBRA. Blushi thotë se përmes një procesi të hapur publik në internet, gjithkush mund synojë të jetë deputet i partisë që tashmë drejtohet nga ish-ligjvënësi socialist.
Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi sqaron
“Shumë njerëz më pyesin. Si do ti zgjedhë LIBRA deputetët?Është shumë e thjeshtë. Përmes një procesi të hapur publik në internet. Cilido mund të kërkojë të jetë deputet i LIBRA-S nëse nuk është dënuar penalisht dhe nëse pranon programin e LIBRA-s mund të vijë dhe të kandidojë në emër të LIBRAs.
Ne duam të cojmë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të vjetra. Seicili prej jush mund të jetë deputet. Cfarë keni ju më pak se ata që shihni cdo te enjte ne tv? Në fakt ata kanë shumë më pak se ju.Ju mungon liria. Ju keni lirinë që tua kufizoni atyre lirinë! Përdoreni!
6 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)