“Ndonjëherë madje edhe nuk dëgjuam se çfarë gënjeshtra dhe intriga na bëjnë mes elektoratit shqiptar jo vetëm mediat e financuara nga Soros, por shpesh herë edhe disa politikanë shqiptarë të cilët paaftësinë e tij dhe mosplotësimin e premtimeve përpara elektoratit shqiptar gjithmonë e gjuajnë në konton e VMRO-DPMNE-së, duke shpjeguar se VMRO-DPMNE si partneri më i madh në Qeveri e ka penguar atë dhe atë”, përgjigjet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pyetjen “a mendoni se edhe ju keni faj që gjatë kohë keni lejuar që të përhapet mendimi se jeni nacionalist”, në pjesën e katërt të intervistën për “Republika“, transmeton portalb.
“Plotësisht keni të drejtë pasi që ne si parti gjatë kohë qëndruar mbikëqyrës të shurdhër. Disa politikanë edhe ma kanë pranuar jo-formalisht. Dhe e gjithë ajo, jo vetëm që është e pasaktë por edhe askush nuk e demantoi. Pas kësaj çështje ngrita disa iniciativa në parti përpara një viti dy, por nuk patën mbështetje dhe ajo mes tjerash solli të vazhdojë që të krijohen gënjeshtra dhe fotografi të zezë mes shqiptarëve për VMRO-DPMNE-në. Të rikujtoj, aq sa janë të pranishme paratë në mediat maqedonase, edhe më shumë janë edhe në ata shqiptare”, shprehet Gruevski.
Ai më tej shton se, duke e parë nga këndvështrimi historik, VMRO-DPMNE si organizatë asnjëherë nuk ka qenë kundër shqiptarëve, por as sot.
“Të jesh patriot nuk do të thotë të jesh anti-shqiptar, ose anti-perëndimor. Gjithashtu nëse se patriot-maqedonas nuk do të thotë se je kundër Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe Amerikës, ndërkaq nëse je patriot-shqiptar je pro Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Budallallëqe janë. Politikë e ndyrë e propagandës së paguar”, shton Gruevski.
Rezultati final i zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe mos ofrimi i asnjërës parti shqiptare për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin, ka bërë që ish kryeministrin të ndryshojë fjalorin e tij.
Në 3 pjesët paraprake të intervistës të ashtuquajtur nga portali si “mega-intervistë”, Gruevski, ndjeshëm e ka zbutur fjalorin ndaj shqiptarëve, në krahasim me atë të fushatës zgjedhore.