Në shenjë revolte, për arrestimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shqiptarët e Maqedonisë kanë paralajmëruar protesta para Ambasadës së Francës në Maqedoni.
Protesta do të mbahet, sot, ora 14 para Ambasadës së Francës në Shkup. Organizimi po bëhet nga qytetar, të cilët po organizohen nëpërmes rrjeteve sociale.