Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të dëborës. Të reshurat së pari do të fillojnë në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa pastaj do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera. Në jug të reshurat së pari do të jenë të shiut, ndërsa pasdite të dëborës. Të reshura më të rrëmbyeshme priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Deri në fund të ditës gjithkund do të formohet shtresë e dëborës, në pjesët malore edhe deri në 50 centimetra.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në dy gradë Celsius, ndërsa e ditës prej një deri në tetë gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira me të reshura të dëborës, të cilat do të fillojnë që nga mëngjesi, por do të intensivohen në orët e pasdites. Në Shkup pasdite do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore. Në fushëgropën e Shkupit është e mundur shtresa e dëborës të jetë prej 10 deri në 15 centimetra. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus dy, ndërsa e ditës do të rritet deri në një gradë Celsius.
Të reshura të dëborës do të ketë edhe të premten, veçanërisht paradite, por ato do të jenë me intensitet të zvogëluar.
Gjatë fundjavës, vranësirat pjesërisht do të zvogëlohen dhe do të jetë shumë ftohtë. Gjatë ditës më ftohtë pritet të jetë të shtunën me temperatura prej minus 12 deri në minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa të dielën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej minus 22 deri në minus 10 gradë Celsius. Pastaj, në ditët në vijim temperaturat do të jenë në rritje të vogël.