
Brenda tre ditëve të ardhshme presidenti Gjorgji Ivanov do ti jep mandatin për formimin e Qeverisë liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 11 dhejtirit. I pari që do të merr mandatin do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili do të ketë 20 ditë afat për të formuar koalicionin qeveritarë dhe do të sigurijë 61 vota në Kuvend për votimin e kabinetit të ri.
Sipas të gjitha gjasave Gruevski bisedimet e para do ti zhvillojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Por edhe nëse arrihet marrëveshje me këtë parti numrat do të jenë në limit andaj gjithnjë e më tepër nëpër koloaret politike flitet se në këtë rast do të kërkohet edhe partneri i tretë i koalicionir që do të jetë një parti tjetër shqiptare.
Sipas retorikës së deritanishme Gruevski pritet që përveç Ahmetit bisedime të zhvillojë edhe me Aleancën për shqiptarët ose Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit. Por formimi i një koalicioni qeveritarë mes partive të lartpërmendura duket se nuk do të jetë një proces i lehtë pa marrë parasysh vullnetit të drejtuesve të subjekteve. Kjo për shkak se si tek elektorati ashtu edhe në radhët e anëtarësisë dhe vetë strukturave të partive shqiptare mbizotëron një qëndrim kundër koalicionimit me Gruevskin dhe partinë e tij.
Analistët politikë tanimë disa herë kanë dalë me konkluza se një kalocion me VMRO-DPMNE-në do të dëmtojë rëndë BDI-në e Ahmetit dhe do të shkaktojë revoltë tek qytetarët shqiptarë, ndërsa për partitë më të vogla shqiptare thuhet se ky koalicion do të ishte fatal. Nëse brenda 20 ditëve Gruevski nuk arrin të propozoj në Kuvend kabinetin dhe programës e Qeverisë dhe të miratojë të njëjtën, atëherë presidenti mandatin do t’ia jep liderit të partisë së dytë për nga numri i votave dhe mandateve që në këtë rast është kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Zaev do ta ketë më të lehtë takimin me partitë shqiptare për dallim nga Gruevski, por ai megjithatë do të duhet të përballet me platformat dhe kushtet e partive shqiptare. Zaevit do ti duhet edhe nunër më i madh i deputetëve në koalicion pasi partia e tij në Kuvend tanimë ka dy deputeë më pak se VMRO-DPMNE.
Dy partitë politike që fituan më shumë mandate deputetësh në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO dhe LSDM kanë deklaruar se bisedimet për kolicionet e mundshme do t’i diskutojnë pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Brenda javës, Presidenti dorëzon mandatin për… by tvshenjaofficial