Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes BESA pas lajmit të publikuar për financimin e kësaj të fundit. Grubi edhepse dyshon ën vërtetësinë e lajmit thotë se kjo sqaron shumë të vërteta.
“Nëse ka të vërteta në këtë shkrim, atëherë shumë gjëra sqarohen, përfshirë edhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj oponentëve politik, përplot me akuza dhe shpifje, duke marrë përsipër rolin e prokurorit, gjykatësit, policit, imamit, gazetarit, shoqërisë civile dhe të gjitha rolet e mundshme shoqërore.
Me këtë gjuhë shpifëse, tentojnë të akuzojnë të tjerët për gjërat që i bëjnë vet dhe për ti mshefur milionat që përmendën në këtë artikull dhe shumë të tjerë për të cilat akoma nuk dijmë” thuhet në reagimin e Grubit.
Ai më tej ka shtuar se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, mashtrimi akoma më të shkurta.