Pesëdhjetë e tre është numri i personave që janë në arrati e të cilët janë dënuar për kryerjen e veprave penale dhe krimeve të ndryshme, për të cilët janë në arrati dhe i kërkon Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Nga to, vetëm 17 janë të etnitetit maqedonas, ndërsa 33 janë shqiptarë. Shkupi është vendi nga i cili më shumti kanë prejardhjen të dënuarit edhe atë me numër 24, pas Shkupit është Kumanova dhe pastaj renditet Tetova.
Personat në kërkim e sipër janë të dënuar kryesisht për vrasje dhe vjedhje, edhe atë 19 janë të dënuar për vepër penale vrasje dhe 15 për vjedhje dhe vjedhje të rëndë. Disa prej të kërkuarëve janë persona të cilët janë arratisur prej burgu, pra nuk e kanë kryer gjithë dënimin e caktuar.
Dënimet për të njëjtat fillojnë nga 30 ditë e deri në burg të përjetshëm.
Për 9 persona në këtë ministri nuk figuron numri i viteve për sa ata janë dënuar, 7 persona janë dënuar me 15 vjet burg gjithashtu për 7 të tjerë janë caktuar 12 vjet burg. Për 5 persona është caktuar 7 vjet burg dhe numër më të madh të viteve burg është 1 person, me 20 vjet. Gjithashtu për 1 person është caktuar burg i përjetshëm.
I dënuari më i moshuar që është në kërkim është Faredin Mustafa, 46 vjeçar, i lindur në Shkup dhe i dënuar për shitje të “lëndëve narkotike dhe substancave psikotropike” dhe për të njejtin është caktuar dënim prej 15 vjetëve.
Ndërsa, i dënuari më i ri është Faton Rexhepi 25 vjeçar, i lindur në Gjermani. Ndërsa jeton në Shkup. Është i dënuar për “vjedhje të rëndë”, me 13 vjet burg.
Sipas të dhënave që posedon Ministria e Punëve të Brendëshme, për shumën prej tyre nuk tregohet koha për për të cilën ata janë në kërkim. Periudha më e gjatë që ata kërkojnë person për kryerje të veprës penale është viti 1998, është pikërisht Aco Bocevski,i cili që prej atë vitai ende nuk e ka vuajtur dënimin e merituar. Viti 2003 është viti që figuron për personin e fundit që ka filluar kërkimi për të arratisurin Hamdi Bajramovski.
Nexhmedin Lika vazhdon të figurojë në listën e të kërkuarëve të MPB-së për një vrasje të kryer vjet më parë në Tetovë, ndërsa i njëjti tanimë është i burgosur pasi u arrestua më 9 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, si pjesë e grupit të armatosur.
Edhe pse në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk figuron, Petrit Ame, i zhdukur që në vitet e 90-ta, ende kërkohet nga autoritetet e Maqedonisë me fletarrest ndërkombëtar dhe përmes Interpolit. Fotografia, emri dhe të dhënat e tjera të tij janë të publikuar në faqen zyrtare të Interpolit, gjeqësisht në listën e personave të kërkuar nga ky institucion