Në mes kryeministrit, presidentit të shtetit dhe kryetartit të Kuvendit, shqipëtarët në momentin historik të tyre për kushtëzimin e qeverisë së ardhshme me pozita më të avancuara, si duket janë pajtuar me këtë të fundit, shkruan Almakos.
Në bazë të informacioneve që ka siguruar Almakos në komunikim e sipër me zyrtarë të partive politike nga VMRO, ata kanë bërë të ditur se në shenjë mirëkuptimi për transparencën e treguar nga ana e BDI-së dhe rruajtjes së marrëdhënieve me VMRO-në, kësaj rradhe gjatë pazarit për formimin e qeverisë do të lëshohet pe për disa nga funksionet kyçe të vendit.
Kështu, siç tregojnë ata nga tre kërkesat e propozuara të shqiptarëve, definitivisht erdhi koha që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptarë.
Si kryetarë kuvendi ashtu siç thuhet do të emërohet kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Për këtë marrëveshje ende nuk është marrë “OK” e Ziadin Selës, por ngelet një nga emrat e mundshëm, prej të cilit nga njëra anë varret formimi i një qeverie stabile, dhe nga ana tjetër, dorëheqja eventuale e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria sërish nuk do ta vinte në pikëpyetje qeverinë.
Mirëpo parashtrohet pyetja, a thua vallë BDI së bashku me Aleancën për Shqiptarët do të lejojnë që të ngushëllohen nga VMRO me një kryetar kuvendi i cili as përsëafërmi nuk posedon fuqinë juridike në krahasim me atë të kryeministrit dhe kryetarit të shtetit, vende të rezervuara këto eksluzivisht për maqedonasit.
Kjo tabu eksluzive e posteve për maqedonasit, nuk ka pasur asnjë mundësi më të mirë se shftytëzimi i situatës momentale që të thyhet një herë e përgjithmonë, mirëpo që BDI në bashkëkoalicionim eventual me Aleancën për Shqiptarët nuk kanë guxim ta bëjnë.
Madje, pranimi i propozimit të BDI-së për marrjen e kryetarit të kuvendit nga ana e VMRO-së, me shumë gjasë njëkohësisht paraqet edhe amnestimin e Gruevskit, Mijallkovit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë që kryeministër i vendit me shumë gjasë në formacionin e ri të qeverisë nuk do të jetë më lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, meqë i njëjti pas një viti e gjysmë do të zëvendëson si president i shtetit Gjorgje Ivanovin.
Si emra më të përfolur dhe të mundshëm për kryeministër në rradhët e VMRO-së, janë ata të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në skandalet që kanë dalur nga bisedat e përgjuara që publikoi opozita para 1 viti, si Nikolla Popovski, Emil Dimitriev, dhe të tjerë.
Në këtë formë Gruevski do të reformonte partinë, kërkesë kjo e shumëpritur si nga qytetarët edhe nga faktori ndërkombëtarë./ Almakos