Bisedimet mes partive politike për formimin e koalicionit të ardhëshëm Qeveritarë pritet të fillojnë nga java e ardhshme, ndërsa edhe VMRO edhe LSDM zotohen se do të formojnë Qeverinë e re. Nga VMRO thonë se janë fitues te zgjedhjeve dhe se atyre ju takon të formojnë koalicionin.
Në një përgjigje Televizionin SHENJA zëdhënësi Ivo Kotevski tha se bisedimet me partitë shqiptare do t’i fillojnë pasi të marrin mandatin nga presidenti. Ndërkohë as LSDM ende nuk ka biseduar me asnjërën nga partitë shqiptare.
Zëdhënësi Petre Shilegov tha se sapo të fillojnë këto bisedime do të njoftohet edhe opinioni me rrjedhën e tyre. Dy partitë nuk kanë dashur të komentojnë as kushtet e partive shqiptare. Në këtë pyetje në VMRO nuk u përgjigjën aspak, ndërsa nga LSDM thanë se zyrtarisht nuk janë të njoftuar me këto kushte dhe se nuk duan të komentojmë atë që qarkullon në media.