Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e natës në Tiranë, ku dy policë të Komisariatit numër 2 janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të cilat theksuan se ndaj tyre ka nisur edhe një hetim i brendshëm.
Të njëjtat burime thanë se, sherri mes punonjësve të policisë ka qenë i ashpër dhe nxjerrë edhe armët, por fatmirësisht nuk janë përdorur sepse do të kishte një bilanc tragjik.
Menjëherë për ti ndarë në këtë sherr kanë ndërhyrë kolegët e policëve, të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2.
Burime policore thanë se agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave kanë nisur hetimet ndaj dy punonjësve të policisë, të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Ky lajm nuk është bërë publik nga ana e Policisë së Tiranës e cila ka shpërndarë njoftimin për median, por duke mos përmendur këtë sherr mes policëve.