ka po ndodh me Aleancën për Shqiptarët?Para dhjetë ditëve përfaqësuesi i saj, Arban Balliu deklaroi se kjo aleancë ka gjashtë kushte për pjesëmarrje në qeveri, kurse sot përfaqësuesja tjetër Arilnda Memetaj deklaroi se Aleanca ka pesë kushte për pjesëmarrje në qeveri.
“Gjuha e përbashkët do të arrihet vetëm me pranimin e pesë pikave kyçe të platformës tonë dhe në fakt me mos pranimin e këtyre kushteve, asnjëherë nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje me palën maqedonase. Por, shpresoj se këto kushte i kanë të parashikuara dhe të pranuar pala shqiptare dhe shpresojmë se të arrihet një bashkëpunim me palën tjetër”, deklaroi sot Arlinda Memetaj, nga Aleanca për shqiptarët. Qëndrimin e saj mund ta përcillni në këtë video:
https://www.youtube.com/watch?v=80YDO4k_Jt4
Çka po ndodh me Aleancën për Shqiptarët?Para dhjetë ditëve përfaqësuesi i saj, Arban Balliu deklaroi se kjo aleancë ka gjashtë kushte për pjesëmarrje në qeveri, kurse sot përfaqësuesja tjetër Arilnda Memetaj deklaroi se Aleanca ka pesë kushte për pjesëmarrje në qeveri.
“Gjuha e përbashkët do të arrihet vetëm me pranimin e pesë pikave kyçe të platformës tonë dhe në fakt me mos pranimin e këtyre kushteve, asnjëherë nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje me palën maqedonase. Por, shpresoj se këto kushte i kanë të parashikuara dhe të pranuar pala shqiptare dhe shpresojmë se të arrihet një bashkëpunim me palën tjetër”, deklaroi sot Arlinda Memetaj, nga Aleanca për shqiptarët. Qëndrimin e saj mund ta përcillni në këtë video:
Qëndrim ndryshe nga Arlinda Memetaj, më 26 dhjetor në një deklaratë për Alsat pat shprehur Arban Balliu.
“Janë gjashtë pikët nga të cilët Aleanca nuk heq dorë, domethënë është pika: zyrtarizmi i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, ndarja e buxhetit me prerje lokale, momenti që shqiptarët nuk do të eksploatohen më siç janë eksploatuar më parë, përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve nëpër institucione, Prokuroria Speciale si kategori kushtetuese, se bashku me formimin e Gjykatës Kushtetuese, lirimi i të gjithë të burgosurve politik, që realisht përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që i burgosën dhe të përgjigjen për gjërat që i kanë bërë. Dhe pika e fundit një prej posteve kryesorë siç janë presidenti, kryeministri apo kryetari i Parlamentit të shtetit”, pat deklaruar për Alsat më 26 dhjetor, Arban Balliu poashtu nga Aleanca për shqiptarët.