Një zjarr shpërtheu mbrëmë në një shtëpi në fshatin Petrovec të Shkupit me ç’rast tërësisht janë djegur kati i dytë dhe kulmi. Të lënduar nuk ka, as zjarri nuk është përhapur në objekte të tjera, kumtoi policia.
Shtëpia është pronësi e L.K., ndërsa është djegur rreth orës 21:30 minuta, tani për tani për arsye të panjohura.
Ka intervenuar Brigada e zjarrfikësve dhe e ka shuar zjarrin. Ekspertizë në vendin e ngjarjes do të bëhet gjatë ditës.