Një konflikt në familje ka ndodhur në Dibër, ku policia ka mundur të shmang një tragjedi të vërtetë. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij, SH. F., 28 vjeçe.
Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, vëllai i gruas, ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar Liridon Fishti.
Policia sapo ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Policia e Dibrës kanë bërë arrestimin e Liridon Fishti, 34 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale Dhunë në familje) si dhe Nezim Manuka, 33 vjeç.
Dosja në ngarkim të dy të ndaluarve i ka kaluar Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “Dhunë në familje”.