Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vendin vakant në pozicionin e Avokatit të Popullit. Kuvendi ka shpallur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Njoftimi i Kuvendit
Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë:
Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:
Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
CV-në, nr kontakti tel/email/
Fotokopje e kartës së identitetit
Librezë pune e noterizuar
Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara
Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
Plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.
4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)